Mustafi zbulon idhullin e tij

Shkodran Mustafi ka treguar futbollistin nga i cili është inspiruar.

Mbrojtësi me prejardhje shqiptare por që luan me kombëtaren e Gjermanisë, po shkëlqen në vitin e parë të tij në Premier Ligë me Arsenalin.

Në një intervistë për Goal, Mustafi ka treguar arsyen pse ka zgjedhur që të luante në mbrojtje. Motivimin për të luajtur në këtë pozitë Shkodrani e ka marrë nga ish-ylli i Manchester United, Rio Ferdinand.

“Më ka pëlqyer të shikoja teksa luanin Zidane dhe Ronaldinho por arsyeja pse unë jam bërë një mbrojtës është Ferdinand”, ka thënë Mustafi.

“Ai ka qenë gjithmonë aty, duke bëritur, duke bërë ndërhyrje. Ferdinand ka qenë një mbrojtës i kompletuar”.

Mustafi është transferuar këtë verë nga Valencia tek Arsenali.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme