Pas lëndimit të mbrojtësit brazilian Gabriel Paulista, skuadra e Arsenalit e ka kthyer kokën kah mbrojtësi me origjinë shqiptare i Valencias, Shkodran Mustafi.
E përditshmja britanike Daily Mirror raporton se skuadra londineze pritet të transferojë një qendër-mbrojtës deri ditën e premte të kësaj jave, njofton Insajderi.
Prioritet i Arsenalit mbetet mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, por shkaku i klauzolës prej 50 milionë eurove, mund të mos të bëhet lojtar i topçinjve.
Si alternativ tjetër shihet edhe ish-mbrojtësi i Manchester United, Johhny Evans, i cili luan për Ëest Bromëich Albionin.