Naim Abazi: Nuk jam pjesë e AAK’së

Këngëtari Naim Abazi ka mohuar se është bërë pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ai ka treguar për Insajderin se ka qenë rastësisht në një ndejë në Prizren ku dhe është takuar me kreun e kësaj partie, Ramush Haradinaj, dhe me anëtar tjerë.

“Unë kam qëlluar rastësisht në një ndejë në Prizren ku dhe e kam takuar zotërinë Ramush Haradinaj dhe Gani Dilin. Unë i kam miq të mirë të dy, por që ky lajm nuk është i vërtetë”, ka thënë Abazi.

Mediet sot kanë raportuar, duke iu referuar degës së AAK-së në Prizren, se këngëtari Naim Abazi i është bashkuar kësaj partie.