Naimi befason lidhur me ‘sherrin’ Mihrije- Remzije: E rrahi në mes të rrugës

‘Sherri’ Mihrije-Remzije, Naimi befason: E rrahi në mes të rrugës.

U përfolën për një hatërmbetje për shkak të mos ftesës së Remzije Osmanit nga ana e Mihrije Brahës për fejesën e djalit të saj, Platorit.

Ky “sherr” mes dy këngëtareve të njohura vazhdon të komentohet në media e rrjetet sociale dhe është e pamundur të mos pyeten lidhur me këtë temë në çdo paraqitje.

Kështu ndodhi edhe së fundmi kur Mihrija dhe Naimi ishin të ftuar në “Impact” në Ora News.

Me batutë dhe nota humori për t’i dhënë fund kësaj historie Naim Abazi tha: “Nëse doni klikime e rrahi Remzien mes rrugës një ditë”.

Kjo batutë shkaktoi mjaft të qeshura.

Më pas Mihrija e mbylli me sqarimin njëherë e përgjithmonë.

“Për të qenë e sinqertë dhe shumë e qartë. Unë e Naimi jemi njerëz që kemi raporte shumë të mirë me të gjithë personazhet e estradës. Nuk kemi lënë vend për të pasur hatërmbetje me dashje, pa dashje ndoshta por ne nuk e dimë. Prandaj jemi krejt në rregull me të gjithë” tha Mihrije Braha .

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme