Napoli e ka rikthyer interesimin për futbollistin e Heerenven, Arbër Zeneli.
Klubi italian ka nisur kontaktet e para me holandezët për mesfushorin ofansiv, shkruan Tutomercatoweb.
Futbollisti vlerësohet 5 milion euro, dhe ndërmjetësuesit po punojnë për realizimin e këtij transferimi, përcjellë Gazeta Metro.
Zeneli është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës, ndërsa pjesën më të madhe të sezonit të fundit luajti si titullar në Eredivisie.
Në 34 paraqitje, ai ka shënuar 6 gola dhe 3 asistime./Sakte.net