Në Kaçanikë janë arrestuar dy persona pasi janë zënë nga policia duke vjedhur naftë me veturën e tyre.
Policia ka njoftuar se dy personat në makinën e tyre kanë pasur të ngarkuar 58 bidonë me gjithsel 1566 litra derivate të naftës.
Personat e dyshuar nuk kanë treguar se ku e kanë marrë këtë sasi të naftës, mirëpo ata me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që në automjetin e tyre kur ishin ndaluar nga policia kanë pasur të ngarkuar 58 bidonë me gjithsejtë 1566 litra derivate të naftës, për të cilën sasi nuk e kanë deklaruar prejardhjen as destinacionin e dërgimit. Pas intervistimit dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa automjeti i tyre së bashku me derivate janë konfiskuar”, thuhet në komunikatën e policisë.