Në këtë ekip pritet të transferohet në janar Van de Beek

Van de Beek pritet të largohet nga Manchester United në afatin e janarit.

Brendan Rodgers është duke shpresuar që ta sjellë në skuadër futbollistin e Manchester Unitedit, Donny van de Beek, për rreth 13 milionë funte, ka raportuar të mërkurën “Daily Mail”.

Leicesteri po e sheh holandezin si zëvendësues për Youri Tielemansin, të cilit i skadon kontrata në verën tjetër.

Van de Beek ka luajtur në tri ndeshje dhe në të gjitha ishte zëvendësues këtë sezon.

Ai ka qenë titullar në vetëm katër ballafaqime të Premier Leagues qëkur iu bashkua skuadrës së madhe angleze nga Ajaxi në shtator të vitit 2020.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme