Në luftimet në Mosul janë shkatërruar shtëpitë e mbi 148.000 personave

Operacioni i madh ushtarak i armatës irakiane për largimin e grupit xhihadist Shteti Islamik (SHI) nga qyteti Mosul, i la pa çati mbi kokë mbi 148.000 persona, kumtuan sot Kombet e Bashkuara.

Sipas të dhënave të KB-së, vetëm gjatë javës së kaluar janë shkatërruar apo dëmtuar shtëpitë e rreth 12.500 banorëve të Mosulit.Në kumtesën e Organizatës botërore theksohet se edhe luftimet e ashpra në qytetin e dytë për nga madhësia në Irak, kanë rezultuar me numër të madh të viktimave civil.

KB në dokument i akuzon xhihadistët se disa herë kanë gjuajtur civilë të cilët kanë tentuar të arratisen nga pjesët e qytetit të cilat janë nën kontrollin e tyre.Sipas të dhënave të organizatës ndërkombëtare, para fillimit të ofensivës irakiane për çlirimin e Mosulit, në tetor të vitit të kaluar, në qytet kanë jetuar mbi një milion persona.

Armata irakiane pohon se në vijimin e deritanishëm të ofensivës forcat e saj kanë ndërmarrë kontroll ndaj pjesës më të madhe të Mosulit lindor, si dhe ndaj tre prej pesë vendeve kyçe të lumit Tigër, i cili kalon përmes qytetit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme