Në protestën kundër Trumpit, parulla në shqip “Budalla brina s’ka”

Të premten, presidenti amerikan, Donald Trump, lëshoi urdhrin për ndalim të hyrjes në SHBA për shtetas të shtatë shteteve me shumicë myslimane.

Këtë vendim të Trumpit nuk e kanë pritur mirë liderët botërorë, ku haptas kundër tij ka dalë kryeministrit kanadez, Justin Trudeau, i cili dje tha se Kanadaja është e hapur për refugjatë të luftës.

Por, veç liderëve botërorë, edhe një pjesë e popullit amerikan doli kundër këtij vendimi, duke organizuar protesta në aeroportin JFK në New York, aty ku autoritetet dje ndaluan disa persona nga Iraku, raporton Koha.net.

Protestuesit kërkonin anulimin e urdhrit të presidentit të tyre, ndërkohë bartnin parulla nga më të ndryshmet.

Por, në këtë protestë ishte edhe një “fjalë e urtë” shqipe. Një protestues po mbante në dorë parullën e shkruar në gjuhën shqipe: “Budalla brina s’ka”.

Mediat atje që po e mbulonin ngjarjen kanë kapur këtë pamje të parullës në gjuhën shqipe, ndërsa televizioni FoxNews e ka kapur edhe në video gjatë transmetimit direkt të ngjarjes.

Kjo porosi sigurisht se i dërgohet presidentit Trump për urdhrin e tij ekzekutiv për t’ua ndaluar hyrjen shtetasve të shtatë vendeve me shumicë myslimane.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme