Nga Hogoshti në Mitrovicë për gola vendimtarë në Champions

Po afrohej fundi i ndeshjes, ndërsa ekipi malazias po rriste presionin. Futbollistet e KFF Mitrovica ishin të interesuara të mbanin rezultatin 0:0, që ua siguronte suksesin historik.

Po luhej minuta e 88-të dhe topi shkoi në zonë te Kaltrina Biqkaj. Sulmuesja po bëhej gati të dërgonte topin në rrjetë në momentin kur portierja e klubit Breznica bëri ndërhyrje të palejuar ndaj saj. Penallti për Mitrovicën. Ëndrra tashmë po realizohej, po merrte formë.

Biqkaj mori përgjegjësinë për të goditur nga pika e bardhë dhe shënoi. Mitrovica fitoi 1:0 ndaj Breznicës së Malit të Zi, më 13 gusht në Nikshiq, dhe kështu arriti sukses historik për futbollin e femrave në vend. U kualifikua në mesin e 32 skuadrave më të mira evropiane për futbolliste. Zuri vend në 1/16 e finales të Ligës së Kampionëve, shkruan Koha Ditore.

Kualifikimin Mitrovica e bëri me stil, me tri fitore dhe pikë maksimale (9).

Kaltrina Biqkaj, 19-vjeçare, do ta mbajë gjithnjë në mend atë gol nga penalltia. Është goli më i rëndësishëm në karrierën e saj të deritashme, ndonëse i shënuar nga pika e bardhë.

Goli në fazën finale të ndeshjes vendimtare, është vetëm një moment nga karriera e pasur e Kaltrinës. Ndonëse ajo është në fazë të hershme të karrierës, sukseset nuk i kanë munguar. Dhe sukseset pret që të jenë edhe më të mëdha në të ardhmen… (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme