Një lajm i mirë nga Ronaldo para El Clasicos

Zinedine Zidane ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo do të pushojë në ndeshjen e Copa del Rey ndaj Cultural Leonesa në mesjavë, për të qenë 100 për qind gati për El Clasicon e së shtunës ndaj Barcelonës.

Ndeshja e fundjavës në Camp Nou ia mundëson Realit të shkëputet në nëntë pikë ndaj gjigantit katalunas nëse fiton, raporton zeri.info.

“Ndeshja e së mërkurës do të jetë një mundësi për Ronaldon që të pushojë”, ka thënë Zidane në konferencë për shtyp.

Ditë më parë spekulohej se ylli portugez mund të mungojë në ndeshjen e madhe për shkak të lëndimit të lehtë. Reali e pret ta konfirmojë kalimin në fazën tjetër të Kupës së Mbretit.

“Është e vërtetë se 7:1 është një rezultat mjaft i mirë për ne, por duhet ta respektojmë kundërshtarin”, ka përfunduar trajneri francez.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme