Një tjetër shqiptar mbyll aventurën në Lojërat Olimpike/ Kledi Kadiu nuk kualifikohet në gjysmëfinale

Notari i Shqipërisë në Lojërat Olimpike të “Tokyo 2020”, Kledi Kadiu, nuk mundi dot të kualifikohej për në gjysmëfinale.

Kadiu mori pjesë në këtë garë në 100 metra stil i lirë dhe ishte në korsinë e dytë të pishinës.

 Sportisti shqiptar, i cili garoi në Baterinë e tretë, u rendit në vendin e pestë, ku përfundoi me kohën e 51 sekondave, duke mos e lejuar të shkojë në gjysmëfinalet e këtij sporti.