Njihuni me kandidatet mahnitëse të “Miss Universe” (FOTO)

Kandidatet bukuroshe të “Miss Universe 2016” u prezantuan me rroba banje në konkursin e mbajtur këtë të marte në Filipine, transmeton Klan Kosova.

Ngjarja e veçantë, e cila zgjat deri më 30 janar, u mbajt në Lapu-Lapu në ishullin Cebu në Filipine. Gjatë shfaqjes, 86 vajzat ecën me elegancë në JPark Island Resort dhe Waterpark.

Secila kandidate ka ecur në pistë para gjykatësve, shtypit dhe audiencës së përgjithshme.

Kujtojmë se në këtë garë bukurie të “Miss Universe” është edhe Kosova, e cila po përfaqësohet nga vajza argjentinase Camila Barraza e cila ka arritur të tërheqë vëmendjen e medias atje, konkurenteve por edhe personave që përcjellin me sy kritik eventin.

Shikoni më poshtë disa nga kandidatet e mrekullueshme, përfshirë këtu edhe bukuroshen Lindita Idrizi, e cila po përfaqëson Shqipërinë.

Shqipëria – Lindita Idrizi

Filipine – Maxine Medina

Kina – Li Zhenying

Indonezia – Kezia Warouwi

India – Roshmitha Harimurthy

Tajlanda – Chalita Suansane

Vietnam – Đặng Thị Lệ Hằng

Japonia – Sari Nakazawa

Malajzia – Kiran Jassal

Kolumbia – Andrea Tovar

Gjermania – Johanna Acs

SHBA – Deshauna Barber

Republika Domenikane – Rosalba Garcías

Kosova – Camila Barraza

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme