Njihuni me ‘tankun’ e Nissan’it (Foto)

Nissan ka prezantuar një koncept-automjet të jashtëzakonshëm, të quajtur Rogue Trail Warrior.

Kompania e njohur ka hequr rrotat standarde, duke vendosur shirit lëvizës, i ngjashëm me ato të tankeve.

Ky model do të jetë vetëm njëri prej disa veturave unike SUV që do të prezantohen në panairin e automjeteve në Nju-Jork.

Edhe pse ka bërë ndryshime të mëdha në rrota dhe në dizajn, Nissan nuk ka bërë ndryshime në motor. Kjo do të thotë se motori 2.5-litra DOHC me 4-cilindra ka mbetur i paprekur.

Modeli standard, Nissan Rogue, ka 168 kuajfuqi që janë më se të mjaftueshme për të përballuar borën dhe rërën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme