Victoria Molyneux ka arritur të bëhet multi milionere vetëm duke shitur fustane online nëpërmjet rrjetit social, Facebook.
Pasi vizitoi dyqanet ku bëjnë shitje me shumicë në qytet, ajo mori një koleksion ku përfshiheshin masat e vogla dhe të mëdha.
Ajo shikonte video në Youtube se si të bënte reklama dhe më pas filloi të pozonte me rrobat që shiste duke i publikuar fotografitë në Facebook.
Tashmë, Victoria ka arritur të ketë miliona klientë duke u bërë kështu një milionere nga shtëpia.