Noizy largon mesazhin kërcënues (Foto)

Në një postim në Instagram të enjten, Noizy kishte bërë një mesazh në formë dedikimi kërcënues.

“Dikush do të mbajë përgjegjësi. Shihemi”, kishte shkruar reperi në postimin e tij duke ia bashkuar edhe një fotografi.

Mirëpo, përmbajtja e tillë nuk ekziston më në rrjetin social, pasi është larguar.

noi1

Ndërkohë, të enjten është liruar nga burgu Ylber Abdullahu (Cozman), pasi qëndroi në mbajtje për 48 orë, derisa të përfshirit tjetër, Albert Krasniqi, i është shqiptuar masë paraburgimi prej një muaji.