Shumë përdorues shpresonin se Nokia 3,5 dhe 6 do të përditësoheshin në versionin e ri të Android duke qenë se ishin telefonë të 2017-ës dhe tashmë nuk a dyshime për këtë.
HMD global tha se telefonët do të marrin të gjithë Android O-në. Një zëdhënës i kompanisë e cila ka të drejtat e shitjes së telefonëve me markën Nokia konfirmoi për blogun e teknologjisë TechRadar.
“Telefonët do të marrin përditëismin Android O sapo të jetë i disponueshëm nga Google dhe HMD gjithashtu është e përkushtuar ndaj përditësimeve mujore të sigurisë,” shprehej zëdhënësi i kompanisë.
Android O është emri i koduar i versionit të radhës të Android. Aktualisht është në faza zhvillimi dhe pritet të debutojë në tremujorin e tretë të vitit shkruan PCWorld Albanian.
Nokia 6 u prezantua në Janar ndërsa Nokia 3 në Shkurt. Sakaq Nokia 5 pritet të mbërrijë këtë muaj.