Nokia dhe Zeiss bashkërisht në erën e Androidit

Kompania HMD Global, pronar i brendit Nokia dhe kompania e njohur për prodhimin e optikës Zeiss, paralajmëruan arritjen e partneritetit me qëllim të paraqitjes së standardeve të reja në fushën e fotografimit dhe xhirimit në industrinë e telefonave të mençur.

 

Kompanitë thanë se bashkëpunimi është i bazuar në përvojën e mëhershme të përbashkët dhe dëshirën e përbashkët për të avancuar kualitetin e xhirimit dhe fotografisë në telefona.

Bashkëpunimi ka të bëjë në punën e përbashkët në shumë fusha, duke nisur prej softuerëve, shërbimit e deri te kualiteti i ekranit dhe dizajni optik, gjë e cila do të sjellë mundësi të reja të xhirimit dhe fotografimit.

Bashkëpunimi i këtyre dy kompanive ka nisur para më shumë se një dekade dhe ka pasur të bëjë me inovacionet teknologjike, siç janë telefonat me kamerë multi-megapiksel dhe pajisje tjera si seria e telefonave Nokia N e deri tek ata me teknologjinë  Nokia PureView.

Përkushtimi i avancimit të përhershëm të përvojës së xhirimit dhe fotografimeve në telefonat e mençur paraqet reflektim të vlerave të përbashkëta – përkushtimin ndaj kualitetit dhe dëshirës për të avancuar përvojën e përdorimit, thonë të dyja  kompanitë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme