Nuk do ta besoni kurrë çmimin e këtij iPhone

Tashmë për disa vite, ColorWare ka ridizajnuar produktet e Apple, duke i kthyer ato sipas modeleve të vjetra që kujton produktet e Macintoshit.

Dhe këtë javë kjo kompani ka sjellë në retrospektivë iPhone 7 Plus, shkruan The Verge.

iPhone 7 Plus Retro, siç quhet tani pas dizajnimit të ri, është rikrijuar me ngjyrë bezhe, i kompletuar me vija më të errëta anash për t’iu ngjarë vrimave në kompjuterët e vjetër.

Përveç ktyre ndryshimeve, sigurisht edhe logoja monokrome e Apple i është ndryshuar, dhe është zëvendësuar me atë klasiken që ishte me vija me ngjyra të ylberit.

ColorWare kishte sjellë edhe më parë produktet e Apple në dizajn retro, përfshirë këtu edhe MacBook Air, MacBook, iMac, dhe iPhone 6S.

iPhone 7 Plus Retro do të jetë në numër të limituar, kurse çmimi i tij është 1899 dollarë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme