Nuk do ta besoni se kujt ia la pasurinë milionëshe Esma Rexhepova

Këngëtarja tashmë e ndjerë, që në Maqedoni thirrej si mbretëresha e muzikës rome, Esma Rexhepova-Teodosievska para vdekjes ka lënë testament ku në mes tjerash thuhet se pasurinë që e posedon do t’i trashëgohet shtetit, shkruan Telegrafi

Këtë e deklaroi menaxherja dhe shoqja më e ngushtë, Zorana Kostovska e cila për Radio Maqedonia e Lirë tha ”Me vite thonte se shtëpia e saj ka dashur të jetë shtëpi kulture dhe humanizmi, dhe për këtë shtëpinë dhe pasurinë ia la shtetit. Paratë e sajë burojnë nga koncertet dhe biletat që qytetarët i kanë blerë dhe për këtë ajo do që pasurinë të u’a kthej atyre.” tha Kostovska.

 

Ndryshe, Rexhepova ndërroi jetë më 11 dhjetor të vitit 2016.