Nuk e duan tifozët, Interi gati t’i heqë Icardit shiritin e kapitenit (FOTO)

Interi po kalon vërtetë momente të vështira. Sikur të mos mjaftonin humbjet e njëpasnjëshme duke zbritur mjaft në renditje, tashmë tek kjo skuadër ka shpërthyer edhe skandali me emrin “Icardi”. Prej kohësh ai ka një marrëdhënie të keqe më tifozët dhe kjo ka bërë që sëfundmi administratorët e Interit të mendojn që t’ja heqin shiritin e kapitenit, të paktën momentalisht, shkruan “La Gazzetta dello Sport”, përcjell Albeu.com.

Vendimi duket se pritet të merret pas publikimit të librit të tij autobiografik ku Icardi shkruante se ishte zënë më tifozët e Interit pas humbjes me Sasuolon në vitin e shkuar duke i acaruar mjaft marrëdhëniet me ta. Kur skuadra i kishte kërkuar që ta mbronte nga ndonjë sulm i mundshëm, Icardi shkruan në libër se kishte thënë: “Jam rritur në Argjentinë, në një nga lagjet me kriminalitet mjaft të lartë dhe me të vdekur rrugëve. Sa janë? Pesëdhjetë, njëqind, dyqind? Atëherë unë po marr 100 kriminelë nga Argjentina dhe i lë të vdekur në vend, pastaj ta shohin”.

Kaq ka mjaftuar që marrëdhënie e tyre të shkatërrohet si tifozët t’i shkojnë mbrëmjen e djeshme poshtë shtëpisë duke i shkruar një banderolë: Mauro, ne jemi këtu. Ku janë argjentinasit e tu? /Albeu.com/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme