Olta Gixhari flet për jetën personale, mohon lidhjen me 22 vjeçarin

“Olta Gixhari, provokuese…” është një prej titujve më të zakonshëm, por njëkohësisht edhe më identifikuesi për aktoren e njohur Olta Gixhari. Së fundi, ajo është pjesë e teatrit “Opera për 3 grosh”, ku luan rolin e një prostitute të implikuar nga policia. Një prej roleve më sfiduese e konsideron Olta rolin e ri në teatër, edhe për shkak të skenave të nxehta me Arben Derhemin – të cilat janë komentuar jo pak.

Përtej sfidave si aktore, Olta Gixhari tërheq vëmendjen e publikut edhe me seritë e fotove provokuese, për të cilat ka gjithashtu shumë komente nga fansat. Ndër fotot e postuara së fundit, ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë edhe një foto me 100 trëndafila, enkas për Oltën.

E ftuar në programin e pasdites “Rudina”, Olta zbulon misterin edhe për trëndafilat: “100 trëndafilat më erdhën në shfaqen “Sonte do të luajmë pa tekst”, por nuk e di kush m’i ka dhuruar. Realisht nuk e di. Kam hamendësimet e mia, sigurisht. Realisht kanë ardhur pa asnjë pusullë. Pas shfaqes, erdhi një djalë në moshë dhe më tha “M’i dhanë”. Mendova se do gjeja diҫka, por nuk kishte asnjë pusullë. Kam hamendësime, por i kam personale. Megjithatë, u them të gjithë anonimëve “bëjeni sa më shpesh”.

E ngacmuar nga Rudina për të rrëfyer më shumë për jetën private, Olta pranoi se nuk është në një lidhje dashurie: “Por para disa kohësh ke qenë apo kam rënë edhe unë pre e thashethemeve?” – e pyet Rudina, ndërsa Olta e gati përgjigjen: “Nuk e di çfarë ka ndodhur para disa kohësh, kam probleme me kujtesën afatshkurtër”.

Por nuk është kjo ajo që do në të vërtetë: “Jam single, jam vetëm, nuk do doja të isha më vetëm, nuk është bukur, nuk është mirë të jesh vetëm (në kuptimin e partnerit), por kështu jam në këtë moment”

Edhe pse Rudina insiston për të ftuar “dhuruesin” e trëndafilave të shfaqet, por vetë aktorja refuzon: “Do të vijë natyrshëm, do e zbulojë koha”.