Orari i ndeshjeve të skuadrave shqiptare në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës

UEFA i ka caktuar oraret e ndeshjeve të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve dhe Europa League.

Kampioni i Kosovës, Trepça ’89, do të nisë rrugëtimin historik në Ligën e Kampionëve të martën (27 qershor) kur do të udhëtojë drejt Ishujve Faroe për të luajtur kundër Vikingurit nga ora 20:00.

Prishtina është mysafir i IFK Norrkoping të enjten (29 qershor) nga ora 20:00 për të filluar po ashtu pjesëmarrjen historike në Europa League.

Nga ekipet e kampionatit të Shqipërisë që janë pjesëmarrëse në garat evropiane, Partizani do të jetë skuadra e parë që do të zbresë në fushë të enjten (29 qershor) në orën 17:00 në “Selman Stërmasi”, ku do të luajë ndaj Botev Plovdiv.

Në orën 20:00 do të jetë radha e Tiranës që do të luajë në udhëtim në përballjen e parë ndaj Maccabi Tel Avivit.

Në orë të njëjtë starton edhe Skënderbeu në Europa League kundër Sant Julia të Andorrës nga ora 20:00 në stadiumin e Korçës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme