Oriola Marashi braktisë Shqipërinë: Ky është plani i saj

Ajo është  një ndër modelet më të njohura e të komentuara të vendit dhe pozat e saj përvëlojnë gjithmonë Instagramin. Oriola Marashi numëron mijëra ndjekës në Instagram dhe bëhet shpesh kryefjala e showbiz-it shqiptar.


Shpesh është përfolur për faktin se u bë pjesë e “OTR” dhe do të sillte këngën e saj, mirëpo zënkat e shpeshta me Noizy-n duket se i prishën këto plane.

Në një intervistë për “Panorama plus”, modelja ka treguar se është fokusuar tërësisht tek modelingu, madje po mendon ta lërë Shqipërinë për të ndjekur karrierën e saj.

Vendi që ajo ka zgjedhur janë Shtetet e Bashkuara, të cilat me siguri do t’i sjellin sukses të madh modeles me forma super seksi.

”Di të them vetëm se po punoj shumë sa i takon angazhimit tim në fushën e modës, do udhëtoj shumë për punë dhe synimi im janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky është plani im për momentin, derisa t’i gjej një shteg muzikës.”- është shprehur Oriola.

S’na mbetet gjë tjetër, veçse t’i urojmë sukses bukuroshes në rrugën që ka zgjedhur të ndjekë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme