Osmani: Fitër Bajrami është përkushtim ndaj besimit dhe sakrificës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Fitër Bajramin. Në urimin e saj thuhet:

“Solidariteti ndërnjerëzor, i cili e shoqëron muajin e bekuar të Ramazanit është trashëgimi e jona e çmuar.

Festa e Fitër Bajramit është përkushtim ndaj besimit, sakrificës dhe vetëmohimit.

Lutjet dhe sakrifica juaj përgjatë muajit të Ramazanit u pranofshin. Ju përcjelltë shëndeti, mbarësia dhe begatia në familjet tuaja!

Në këtë ditë feste, të gjithë duhet ta hapin zemrën, ta shtrijnë dorën e mirësisë dhe bujarisë për ata që kanë nevojë.

Qoftë kjo ditë e mbushur me gëzim të pakufishëm, paqe, tolerancë dhe respekt të ndërsjellë!

Urime dhe me fat Fitër Bajramin!”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme