Oukitel sjell telefonin e parë me katër kamera

Kompania Oukitel do të sjellë gjatë këtij muaji U22, telefoni i parë në botë me katër kamera.

Oukitel në këtë mënyrë do të lansojë për përdoruesit pajisjen me dy kamera të përparme dhe dy të pasme.

Kamerat e parme do të kenë 5 MP dhe 2 MP, ndërsa dy kamerat tjera do të kenë 8 MP, përkatësisht 2 MP.

Telefoni do të ketë edhe sensorin për skanimin e gishtërinjve, ndërsa për konsumatorët do të ofrohet në tri lloj ngjyra: e bardhë, e zezë dhe e artë.

Pajisja pritet të jetë në para-shitje kah mesi i këtij muaji, transmeton KP.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme