Ozil në negociata me klubin Amerikan

Mesut Ozil nuk ka luajtur për asnjë minutë këtë sezon me skuadrën e Arsenal. Kjo situatë ka shkaktuar pakënaqësi te mesfushori 32 vjeçar që ka kërkuar largimin nga “Topçinjtë”.

Së fundmi, është raportuar se Ozil ka planifikuar të largohet nga Evropa dhe do të shikojë mundësinë për të luajtur në Amerikë, në ligën MLS.

 DC United është klubi që po kërkon transferimin e tij. Duke pasur parasysh faktin që Ozil ka një brend të kafiterisë në Amerikë, këta të fundit kanë shfrytëzuar këtë gjë. Oferta e tyre përfshin zgjerimin e markës së tij ‘M10’ në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe do ta bëjnë Ozil-in fytyrë kryesore të klubit.