P Diddy publikon Erën me hitin “Bonbon” (Foto)

Reperi amerikan P Diddy ka vlerësuar hitin e këngëtares shqiptare Era Istrefi dhe e ka publikuar në profilin e tij në Facebook.

 

Kjo është një arritje e madhe e Era Istrefit, e cila ka arritur sukses ndërkombëtar dhe po mbështetet nga emra të njohur të muzikës botërore.

Publikimi i “Bonbon” në profilin e Diddy-t është pritur mirë nga fansat e tij, të cilët e krahasojnë me Rihanna-n. Një tjetër madje i kërkon Diddy-t që ta bëjë remix këngën e Erës, ndërsa fansat e tij shqiptarë e falënderojnë për publikimin e këngës. /Iconstyle