Interi dhe Milani kanë ndryshuar rolet, por rezultati ka qenë i njëjtë. Inter ka shënuar dy herë me Kandrevën dhe Ikardin në pjesën e parë, ndërsa Milan është kundërpërgjigjur në pjesën e dytë duke barazuar gjithçka me Ronagjolin dhe Zapatan në minutën e 97-të të kohës shtesë. Një rezultat ky që i lë të pandryshuara pozicionet e dy ekipeve në renditje, me kuqezinjtë që kanë një avantazh prej dy pikësh.