Pa këngë të re, pa koncerte, por fal reklamave e filmave Rita Ora ka fituar miliona euro vitin e kaluar

Rita Ora ka dy vjet që nuk ka publikuar ndonjë projekt muzikor.

Por, kjo nuk e ndaluar që të mbush xhirollogarinë bankare këngëtarja shqiptare vitin e kaluar.

Sipas mediave britanike, Rita ka fituar rreth 3.5 milionë euro pavarësisht aktiviteteve muzikore apo mos mbajtjes së ndonjë koncerti, transmeton Telegrafi.

I gjithë ky fitim ka ardhur në saje të punës me markat e njohur botërore duke përfshirë Adidas, Tezenis dhe Coca-Cola.

Gjithashtu 26-vjeçarja ka fituar edhe në saje të rolit në filmin Fifty Shades of Grey.

Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në albumin e dytë, i cili pritet të publikohet gjatë këtij viti apo 2018. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme