Pakistani kërkon nga mësuesit e shkollave të FETO-s që të largohen nga vendi

Ministri i Brendshëm i Pakistanit ka deklaruar se presin që këto persona numri i të cilëve në total është 400 të largohen nga vendi deri më 20 nëntor.

Ministri i Brendshëm i Pakistanit, Çodri Nisar Ali Han, ka njoftuar se dëshirojnë që 108 mësues që punojnë në 23 shkollat e organizatës terroriste FETO në vend të largohen nga shteti bashkë me familjet e tyre deri më 20 nëntor, raporton Anadolu Agency (AA).

Han në deklaratën e tij të bërë në transmetim direkt në një kanal televiziv në Pakistan ka konfirmuar zyrtarisht se 108 mësues me detyrë në shkollat FETO-s duhet të largohen nga vendi duke marrë edhe familjet e tyre.

Ministri pakistanez ka deklaruar se presin që këto persona numri i të cilëve në total është 400 të largohen nga vendi deri më 20 nëntor.

Shkollat e FETO-s në Pakistan operojnë nën emërtimin “PakTurk”, ku në një deklaratë në faqen institucionale kanë konfirmuar deklaratën e qeverisë pakistaneze.

Gjithashtu bëhet e ditur se Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ditën e nesërme do të fillojë një vizitë dyditore në Pakistan, ku pritet që të diskutohet edhe për procesin e dorëzimit të shkollave autoriteteve turke.

Erdoğan gjatë vizitë së tij do të takohet me homologun pakistanez Memnun Husejin dhe kryeministrin Navaz Sherif, si dhe do të mbajë një fjalim në seancën e përbashkët të Kuvendit Kombëtar dhe të Senatit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme