Pamjet e para përplot aksion për Terminatorin e ri

Paramount e ka publikuar një trailer të ri për filmin “Terminator: Dark Fate”, një film ky me regji të Tim Miller, i cili është një vazhdim i drejtpërdrejtë i një filmi tjetër të Terminatorit. Në filmin e ri rikthehen Linda Hamilton si Sarah Connor dhe Arnold Schwarzenegger si Terminator.

Ndër fytyrat e reja në filmin e ri janë Mackenzie Davis, Natalia Reyes, Diego Boneta dhe Gabriel Luna.

Image

James Cameron gjithashtu rikthehet në këtë projekt, këtë herë në rolin e producentit ekzekutiv.

“Dark Fate” na sjell tregimin i cili do të merret me pyetjen se çfarë i ndodhi botës pas Terminatorit të dytë. Siç shpjegon vetë Sarah, ajo na ka shpëtuar të gjithëve, por Grace (Davis) ia shpjegon asaj se kjo mund të mos ketë qenë e mjaftueshme, sepse fati ynë është akoma i lidhur me shkatërrimin nga Skynet dhe makinat e tyre.

Në gjithë këtë ngjarje rolin kyç e ka Dani Ramos (Reyes), ndërkohë që të gjithë do t’i bashkojnë forcat për ta mbajtur atë nga Terminatori i ri, më i avancuar (Luna).

Se si do të përfundojë kjo ngjarje këtë do ta mësojmë në fund të tetorit kur filmi të mbërrijë në kinema.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme