Papa Françesku: Po vuaj nga vrasjet e të pafajshmëve në Mosul

Papa Françesku ka thënë sot se egërsia e luftimeve në qytetin irakian, Mosul, po e bën atë të qajë, si dhe po e lë pa fjalë.

Papa tha para 50.000 besimtarëve të mbledhur sot për bekimin e Angelus, se: “Jam duke vuajtur nga vrasjet e shumë djemve të tokës së dashur, në mesin e të cilëve janë edhe shumë fëmijë,” transmeton Express.

Ai ka thënë se në këto orë finale, ai qëndron pranë njerëzve të Irakut.

“Shpirtrat tanë vuajnë nga këto veprime brutale të dhunës që po bëhet kundër civilëve të pafajshëm për tash e sa kohë, qofshin ata myslimanë apo të krishterë,” ka thënë Papa.