Partizani dëshpëron tifozët, mposhtet në shtëpi nga skuadra bullgare

Nën kampionët e Shqipërisë, Partizani nga Tirana ka dëshpëruar tifozët e tyre.

Kryeqytetasit kanë qenë mikpritës të skuadrës bullgare Botev Plovdiv dhe kanë pësuar humbje në ndeshjen e parë.

Në fund të ndeshjes rezultati ishte 1-3 në të mirë të ekipit bullgar.

Xhevahir Sukaj kaloi vendasit në epërsi pas pesë minutave lojë pas asistimit nga Idi Batha.

Kossoko barazoi shifrat për mysafirët pas 22 minutave lojë dhe pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

Nedelev kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 62-të.

Autori i golit të parë, Kossoko i dha goditjen përfundimtare Partizanit duke shënuar për 1-3 në minutën e 88-të.

Kësisoj Partizani do ta ketë tejet të vështirë kalimin e raundit të parë në Ligën e Evropës pasi ndeshja e kthimit zhvillohet në Bullgari. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme