Pas Elitës, Gjiko i blen veturë edhe dikujt tjetër (Video)

Muaj më parë me rastin e Shën Valentinit, ai i bëri dhuratë të dashurës së tij Elita Rudit, një veturë të re “mini cooper”.

E mesa duket të njëjtën dhuratë, reperi ka menduar t’ia bëjë edhe një anëtari tjetër të familjes.

Elita Rudi gjithmonë afër Gjikos edhe nëpër koncerte (Foto)

Babai i tij feston sot (e mërkurë) ditëlindjen dhe me këtë rast ai kishte menduar që t’i bënte një makinë për dhuratë.

Ai ka publikuar në Instagram Story një video, ku shfaqet bashkë me një mikun e tij teksa shikojnë me kujdes në një autosallon makinash, për të përzgjedhur veturën e duhur për babanë e tij.

Ndër preferencat e reperit për dhuratën e babait, duket të ketë qenë një makinë e tipit “Golf”. /Telegrafi/