Pas Fabregasit, Milani kërkon një tjetër lojtar të Chelseat (Foto)

Sakte.net /  E martë, 11 Tetor 2016  –  12:52

Pas Cesc Fabregas, Milani është duke kërkuar edhe një tjetër lojtar të Chelseat

 

Sipas ‘Daily Mirror’, Milani ka shprehur interesim për sulmuesin e ri të Chelseat, Michy Batshuayi dhe duan ta transferojnë atë gjatë janarit, ashtu si mesfushorin Cesc Fabregas.

Belgu u bashkua me klubin anglez në afatin kalimtar të verës, por nuk është i preferuari i Antonio Contes për pozitën e titullarit, raporton Daily Mirror.

Rossonerët janë duke monitoruar situatën e tij, ndërsa në radar kanë edhe sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane, që sipas të gjitha gjasave pritet të refuzohet nga klubi londinez. /Express/