Pas protestave masive, jep dorëheqje ministri i Drejtësisë në Rumani

Ministri i Drejtësisë i Rumanisë, Florin Iordache, ka dhënë sot dorëheqje pas protestave masive kundër një ligji i cili do ta zbuste luftën kundër korrupsionit në vend.

Florin e ka mbrojtur veten duke thënë se iniciativat e tij kanë qenë kushtetuese dhe të ligjshme, por se ka dështuar që ta qetësojë opinionin publik, transmeton Express.

Qeveria dymujore e Rumanisë e tërhoqi dekretin e diskutueshëm gjatë kësaj jave, i cili ishte hartuar nga Iordache, për t’i legalizuar disa format të sjelljes së keqe zyrtare.

Qeveria u detyrua ta tërheqë atë për shkak se qindra mijëra protestues mbushen rrugët e qyteteve rumune për ta kundërshtuar atë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme