Pas Rooneyt edhe Giroud drejt Evertonit

Skuadra e Evertonit pritet të përforcohet me dy sulmues të njohur.

Wayne Rooney pranë rikthimit në shtëpi. Pas 13 sezonesh tek Manchester United, sulmuesi anglez është pranë rikthimit tek Everton, skuadër më të cilën hodhi hapat e tij të parë si futbollist profesionist.

Tashmë dukej se çdo gjë është drejt fundit, Rooney me shumë mundësi do t’i japë lamtumirën Old Traford, për t’u rikthyer që të luaj aty nga e nisi.

Duket se mes Everton dhe Man.United është gjetur akordi, me vetë sulmuesit që e pëlqen idenë e transferimit.

Rrugën e Rooneyt pritet ta ndjekë dhe Olivier Giroud i Arsenalit, të cilin trajneri i Evertonit, Ronald Koeman e sheh si zëvendësues ideal për Romelu Lukakun, që është pranë transferimit te Chelsea. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme