Duket se Antoine Griezmann po luan sezonin e fundit në La Liga
Sulmuesi francez, Antoine Griezmann, është duke u kërkuar me ngulm nga shumë klube evropiane dhe duket se lojtari i Atletico Madridit po luan sezonin e fundit në La Liga, transmeton Gazeta Express.
Pas Manchester United, që ka kohë se interesohet për lojtarin dhe Jose Mourinho e dëshiron me çdo kush në “Old Trafford”, në garë ka hyrë edhe Arsenali, shkruan Daily Mail, përcjell Express.
Raportohet se Unitedi është favorit për të nënshkruar me Griezmannin vlera e të cilit është 85 milionë funta, i cili është votuar si lojtari i tretë më i mirë në botë për vitin që lamë pas.
Por, Daily Mail raporton se Arsenali gjithashtu është gati që të paguajë klauzolën e lojtari për të transferuar në Emirates Stadium gjatë verës. /Express/