Pas video-skandalit, Ministria e Sportit kërkon të merren masa për kurdisjet

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka reaguar pas video-skandalit ku trajneri Ismet Munishi, gjatë një bisede me gjyqtarin Bajram Gashi, mburret se ka ndihmuar ekipin gjilanas në një ndeshje. Munishi zyrtarisht është suspenduar nga klubi futbollistik Dritani, deri në zbardhjen e rastit. Ndërsa, Ministria ka kërkuar që të merren masa për kurdisjet, përcjell gazetametro.net


Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Ministrisë së Kulturës:

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit po ndjek me shqetësim pretendimet dhe  raportimet ditëve të fundit për kurdisje të rezultatit të ndeshjeve në futbollin e Kosovës.

MKRS-ja i bën thirrje dhe pret nga Federata e Futbollit të Kosovës që të ndërmarrë  të gjitha masat adekuate, me qëllim zbardhjen në të tërësi të pretendimeve të tilla.

MKRS-ja është e bindur që organet përkatëse të FFK-së dhe organet e tjera do ta  trajtojnë me seriozitet të plotë këtë situatë.

MKRS-ja ka krijuar kushtet ligjore për parandalimin e të gjitha dukurive të kësaj natyre, nëpërmjet Ligjit për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe  Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive.

MKRS-ja kërkon nga të gjithë faktorët relevantë që të jenë të përgjegjshëm në këtë fazë të rëndësishme për zhvillimin e futbollit dhe të sportit të Kosovës, sidomos pas anëtarësimit të FFK-së në UEFA dhe në FIFA.

MKRS-ja po punon intensivisht, duke investuar në shumë drejtime, për përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe për plotësimin e standardeve ndërkombëtare, prandaj bën thirrje që të shmanget çdo dukuri që mund të dëmtojë imazhin e sportistëve dhe të sportit të Kosovës në përgjithësi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme