Pellegrini zbulon arsyen pse dështoi transferimi i Sanchezit te City

Manchester City e kërkonte me ngulm sulmuesin kilian, por për arsye të një rregulle të FIFA-s, dështoi transferimi i Alexis Sanchez.

Kështu së paku ka pohuar ish-trajneri i Citizens, Manuel Pellegrini i cili ka zbuluar se skuadra angleze nuk arriti transferimin e Sanchezit shkaku i “Fair Play Financiar”, transmeton Telegrafi.

”Ai ishte një nga më të mirët në botë dhe e shfaqte këtë çdo ditë. Ne e dëshironim atë te Man City”

”Ne nuk mund ta merrnim atë para Arsenalit shkaku i Fair Play Financiar, por Alexis është një fitues me energji të jashtëzakonshme”, tha Pellegrini.

Ndryshe, Sanchez kaloi te Arsesnali prej Barcelonës për një shumë prej 31.7 milionë funte në vitin 2014. /Telegrafi/