‘Pendohet” Vesa Luma, publikon fotografi kur shfaqej më e ekspozuar: Si munda ta bëj? (Foto)

Këngëtarja Vesa Luma është shumë e pëlqyer për muzikën e saj dhe ka me mijëra fansa në trevat shqiptare.

Ajo ndër vite ka publikuar shumë këngë të suksesshme të cilat janë shndërruar në hite, teksa nuk kanë munguar as pjesmarrjet e saj nëpër kompeticionet e ndryshme.

Ishte viti 2011 kur Vesa u paraqit në edicionin e dytë të  spektaklit “Danecing with the Stars”, një spektakël i cili nga java në javë sillte një Vesë tjetër, atë që di të vallëzojë bukur në çdo kategori vallëzimi.

Gjatë asaj kohe, këngëtarja ka kërcyer edhe disa vallëzime latine, ku është paraqitur shpesh herë me fustane dhe minfiunde më të ekspozuara se zakonisht.

Së fundmi, Vesa ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku ka ndarë me fansat një moment nga spektakli, ku shfaqej me një fustan të shkurtër dhe më të hapur se zakonisht, pas një vallëzimi “mambo” në një nga netët e spektaklit,

“Po jam unë në këtë fotografië, si kam mundur ta bëjë?”, shkruan Vesa në mbishkrimin e fotografisë së publikuar në Instagram. /Telegrafi/