Për vrasjen e ambasadorit grek në Brazil flet i dashuri i gruas së tij

Një oficer policie në Brazil pranoi se ka vrarë ambasadorin grek, i nxitur nga bashkëshortja e diplomatit, me të cilën kishte një lidhje jashtëmartesore.

59-vjecari Qiriakos Amiridhis u gjet në një makinë të djegur në një periferi të Rio de Zhaneiros dhe ndërsa mendohej se mund të ishte rrëmbyer nga banda kriminale, policia i ka drejtuar hetimet në pistën e krimit për pasion.

Bashkëshortja e tij, 40-vjeçarja Fransua, nëna e vajzës së tyre 10-vjeçare është arrestuar gjithashtu për vrasjen. I dashuri i saj, polici 29-vjeçar Sergio Moreira rrëfeu krimin.

Ai tha se e vrau ambasadorin me thikë në shtëpinë e çiftit në Nova Iguasu. Hetuesit besojnë se që të dy e planifikuan krimin disa ditë më parë, përcjell Tch. Së bashku me ata, u ndalua edhe kushëriri i vrasësit që me premtimin e 25 mijë dollarëve kishte ndihmuar të largonin trupin nga shtëpia dhe ta linte në makinën e djegur ku u gjet diplomatik grek.