Futbollistët e përfaqësueses së Kosovës janë nisur sot drejt Shkodrës, ku do të vijojnë me stërvitjet e tjera, në kuadër të përgatitjeve për t’u ndeshur me Islandën, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2016.
Paraprakisht ata kanë zhvilluar një stërvitje në Drenas. Ndeshja me Islandën zhvillohet më 24 mars.