Përfundimisht, Ukrainë – Kosovë luhet në Poloni – lejohen vetëm 1000 tifozë

Vetëm njëmijë fansa ukrainas do të lejohen të jenë pjesëmarrës në stadiumin e Krakowës në Poloni në ndeshjen kundër Kosovës më 9 tetor me fillim nga ora 18:00.

Duke pasur parasysh se Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, skuadra kaltër-e-verdh nuk mundet të zhvillojë ndeshje si vendase me Kosovën në Ukrainë, dhe ndeshjen si vendëse do ta zhvillojë në Poloni.

Ndonëse fillimisht ishte lajmëruar se ndeshja mes Ukrainës dhe Kosovës do të zhvillohej në Krakow të Polonisë, më vonë u tha se ky vendim është hedhur poshtë. Por, Federata e Futbollit të Ukrainës sot ka bërë me dije se kanë marrë konfirmimin nga Polonia se ndeshje, megjithatë mund të zhvillohet në lokacionin e caktuar më parë.

“Sot kemi pranuar konfirmimin zyrtar nga pala polake – ndeshje do të zhvillohet në Krakow”, ka thënë Presidenti i FFU-së, Andrew Pavelko, transmeton Koha.net.

Por, sipas tij, i vetmi kufizim është se “stadiumi do të lejojë vetëm 1000 fansa”.

Ai shtoi se ky vendim është marrë nga autoritetet qendrore polake dhe s’mund të bëhet asgjë më tepër, përveçse se “fansat ta përcjellin ndeshjen përmes televizionit”.

Kujtojmë se kapaciteti i stadiumit “Cracovia Jozef Pilsudski” është rreth 15 mijë ulëse. Momentalisht është e paqartë se çfarë do të ndodhë me ato 14 mijë ulëset tjera – do të mbesin të zbrazëta apo do të mbushen me tifozë polakë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme