Idoli i Leo Messi nuk është vetëm Diego Maradona
Ylli i Barcelonë, Leo Messi, në një intervistë për revistën “Coach”, ku foli për shumë gjëra, zbuloi edhe lojtarët që u inspirua nga ta kur ishte fëmijë, transmeton Gazeta Express.
Messi bëri të ditur se nuk ishte vetëm Maradona nga i cili u inspirua, por edhe argjentinasi tjetër Pablo Aimar, i cili ka luajtur për klube si River Palte, Valencia e Benfica.
“Natyrisht se kam admiruar gjithmonë Maradonën, ka qenë inspirim për mua. Gjithashtu kur Pablo Aimar filloi të depërtojë, kam shijuar më të vërtetë ato që bënte në fushë”, ka deklaruar Messi. /Express/