Pesë tipa që duhet shmangur në Facebook!

Sot mund ta dëgjojmë më shpesh “Do ta bëj add në Facebook” se sa “do ta jap numrin e telefonit”.

1.71 miliardë përdorues të përditshëm të këtij rrjeti social lidhen me miqtë, familjarët, miqtë e punës dhe me të afërmit. Në listë të miqve gjenden edhe disa tipa të njerëzve për të cilët dëshironi që të mos ishit shoqëruar kurrë në Facebook.

Lidhja me personat e tillë në Facebook mundet, për shembull, të rrezikojë të dhënat tuaja personale, transmeton Koha.net. “The Huffington Post” sjell katër kategori të përdoruesve të Facebookut, të cilët për hir të sigurisë dhe “qetësisë” në murin e profilit tuaj duhet të shmangen:

1. Të panjohurit
Shumica e njerëzve në Facebook nuk kanë problem të shtojnë njerëz që nuk i njohin aspak. Sipas hulumtimeve të fundit çdo i pesti përdorues me qejf do të shtojë ndonjë person krejt të panjohur për mik. Nëse me të vërtetë dëshironi të jeni në ndërveprim me njerëzit që nuk i njihni mendoni për opsionin “subscribe”, ashtu që të tjerëve u lejoni përcjelljen e deklaratave apo statuseve tuaja pa i shtuar si miq.

2. Njerëzit që pëlqejnë të shtojnë çdokënd
Nëse e dini që ndonjë person pëlqen ta shtojë çdokënd për mik kini parasysh që nëse parametrat e sigurisë (s)janë të konfiguruar në mënyrë adekuate, të dhënat tuaja janë në dispozicion për një numër të madh të njerëzve të panjohur. Prandaj, nëse në listën e juaj keni miq të tillë, duhet t’ua pamundësoni shikueshmërinë e të dhënave tuaja “miqve të miqve tuaj” në parametrat e sigurisë.

3. Ish të dashurën/dashurin e të dashurit/dashurës suaj
Miqësia me ish të dashurit e gjysmës suaj tjetër atyre mund t’u zbulojë ndonjë koment ose fotografi, të cilat nuk do të kishit dashur t’i shohin. Po ashtu, miqësia me personat e tillë mund të jetë e papërshtatshme edhe për shkak të informatave që ju nuk dëshironi t’i shihni. Përveç se nëse ish-at kanë mbetur në marrëdhënie shoqërore me partnerët tuaj dhe ju keni forcën e vullnetin të mos i spiunoni në Facebook.

4. Shefi juaj
Nëse ndodh që në Facebook të vendosni ndonjë gabim tuajin nga puna, lehtë mund të pushoheni nga puna. Sigurisht, të gjithë gabojnë, transmeton Koha.net. Mund të arrini në situatë të papërshtatshme, qoftë me status ose fotografi të papërshtatshme. Më mirë qëndroni “në të sigurt” se sa të pendoheni më vonë.

5. Njerëzit që pëlqejnë të reklamojnë gjithçka
Disa njerëz e stërmbushin murin e profilit me mesazhet e kompanisë që ju nuk i përcillni aspak. Nëse dëshironi ta parandaloni këtë gjë, shmangi njerëzit që punojnë në PR, muzikantët që postojnë shumë video ose njerëzit që shkruajnë statuse si “kam ngrënë corn-flakes për kafjall, LOL”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme