Kosova e ka siguruar një pikë të artë, në debutimin e saj absolut në kualifikimet për Botërorin e Rusisë. Përfaqësuesja e jonë i ndau pikët me Finlandën në udhëtim, një rezultat fantastik ky për një ekip që merr pjesë për herë të parë. Valon Berisha ia ka siguruar një pikë ekipit të Albert Bunjakit, me golin e shënuar nga penalltia.