Pitt: Angelina ka lënduar fëmijët për famë

Brad Pitt ka goditur prapa drejt Angelina Jolies, duke pretenduar se ajo është një prind i keq pasi e ka vendosur dramën e familjes së tyre në sy të publikut

Brad ka kërkuar që dokumentet e tyre të mbyllen për publikun. Angelina ka paraqitur dokumente të hapura për publikun, duke pretenduar se aftësia prindërore e Brad e bënte të rrezikshme që ai të kishte vizita të pamonitoruara me 6 fëmijët, shkruan rtv21.tv.

Në dokumentet legale të Brad-it ai thotë se Angelina di më mirë, ata janë njerëz të famshëm dhe të gjitha gjërat e tyre të pista po dëmtojnë fëmijët. Ai thotë se shfaqjet publike të Angelinës i kanë turpëruar fëmijët e tyre, dhe mund t’i vënë madje në rrezik.

Në dokumente avokati i Brad thotë se Angelina nuk ka një mekanizëm vetë-rregullues për të parandaluar përhapjen e informacioneve të ndjeshme për publikun, ose ka motive tjera për veprat e saj./21Media