Plas grushti mes Igli Tares dhe mbrojtësit të Romës

Nuk kalon pa grindje derbi i kryqytetit italian. Përsëri, si në ndeshjen e kampionatit mes Romës dhe Lazios, “krimi” ka ndodhur larg nga fusha e blertë. 

Përplasja ka ndodhur në parkingun e stadiumit, “Olimpico”, raporton “lazionews24”.

Mbrojtësi i Romës e ka lënë stadiumin i zhgënjyer nga eliminimi prej Kupës së Italisë, ka hipur në makinë teksa në atë kohë kalon Tare, që po drejtonte, po ashtu automjetin.

Lojtari i Romës i thotë në gjermanisht ‘hajdut’, një gjuhë e njohur përsosmërish nga drejtori sportive shqiptar, i cili ka jetuar në Gjermani dhe ka luajtur shtatë vjet në Bundesligë.

Situata arriti deri në pikën ku Tare u përplas fizikisht me mbrojtësin e Romës, deri sa u desh ndërhyrja e forcave të sigurisë së stadiumit.

Theksojmë se në të kaluarën, Rudiger i ishte nënshtruar një dënimi të fortë për ofendimin e boshnjakur të Lazios, Sead Lulic.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme